RRETH “LUTJA KA FUQI”

﹏﹏﹏﹏﹏﹏﹏﹏

Rreth Lutja ka Fuqi: Faqja Lutja Ka Fuqi vjen si një mesazh i freskët për motrat dhe vëllezërit në Jezus Krishtin. Faqja menaxhohet nga një grup besimtarësh,  qëllimi i vetëm i të cilëve është një jetë për Zotin Jezus Krisht. Me anë të mesazheve, devocioneve, libra të krishterë, dëshmive, biografive dhe predikimeve të njerëzve të besimi, dëshiron të sjellë një rizgjim frymëror për popullin e Zotit, si dhe të jetë një ndihmë për ata që kanë etje për të ditur më shumë mbi Shkrimet e Shenjta dhe dëshirojnë një jetë të përkushtuar për Perëndinë.

〣〣〣

Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, “mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, ” si ditën e Masas në shkretëtirë, ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.

Psalmi 95:7-9

〣〣〣

Lutja ka fuqi ka plot 8 vite që ka nisur rrugëtimin e saj. E gjitha nisi si një dëshirë e zjarrtë dhe qëllim-mirë për të ndarë ungjillin dhe për të përcjellë tek lexuesit se sa i mirë është Zoti nëpërmjet inkurajimeve dhe meditimeve nga vëllezërit ungjillorë. Ashtu siç fjala e Zotit thotë “Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti, lum ai njeri që gjen strehë tek ai” (Psalmi 34:8). Ejani dhe provojeni mirësinë e Perëndisë, dashurinë e pakushtëzuar që ai na fal, ejani dhe gjeni strehë nën mburojën e Tij.