LIBRA TË KRISHTERË

Libra të Krishterë
Në gjuhën angleze mund ta gjeni si: Praying always.


Shikoji këtu veçoritë e shenjtorit dhe mos u largo pa i vulosur në shpirtin tënd. Kjo është puna më e rëndësishme që duhet të përpijë kohën dhe mendimet e tua.Spekulimet e tjera dhe idetë origjinale nuk janë asgjë përpara shpirtit të çmuar. Ato janë si vaferat që kanë një etiketë me fjalë të bukura dhe janë joshëse për syrin, por janë të holla dhe kanë shumë pak ushqim. Por nuk dua ta zgjas më shumë.Sikur të flisja hollësisht për vetëm një nga karakteristikat e njeriut të perëndishëm, do të më duhej një vëllim i tërë, por duke dashur që të flas për shumë të tilla, ju kam paraqitur vetëm një
përmbledhje të shkurtër. Nëse ky shkrim do të shërbejë për të mirën e shpirtrave, atëherë dëshira ime do të jetë e plotësuar. Lutja e atij që është i juaji me gjithë përzemërsinë e krishterë është që Perëndia i hirit do ta përmbushë sa më mirë këtë dëshirë.

Libra të Krishterë
Në gjuhën angleze mund ta gjeni si: The Godly Man’s Picture.


Plaku Latimer që ka thënë: «Kur jam i ulur vetëm dhe një siguri e qetë më ka pushtuar shpirtin, duke qenë i vetëdijshëm se Perëndia është Perëndia im, unë mund të qesh para çdo vështirësie dhe nuk ka asgjë që të më trembë». Perëndishmëria e çon njeriun në qiell para kohe. O i krishterë, kërkoje përshpirtshmërinë se ajo është një dëshirë e ligjshme. Shikoji këtu veçoritë e shenjtorit dhe mos u largo pa i vulosur në shpirtin tënd. Kjo është puna më e rëndësishme që duhet të përpijë kohën dhe mendimet e tua. Spekulimet e tjera dhe idetë origjinale nuk janë asgjë përpara shpirtit të çmuar. Ato janë si vaferat që kanë një etiketë me fjalë të bukura dhe janë joshëse për syrin, por janë të holla dhe kanë shumë pak ushqim. Por nuk dua ta zgjas më shumë. Sikur të flisja hollësisht për vetëm një nga karakteristikat e njeriut të perëndishëm, do të më duhej një vëllim i tërë, por duke dashur që të flas për shumë të tilla, ju kam paraqitur vetëm një përmbledhje të shkurtër. Nëse ky shkrim do të shërbejë për të mirën e shpirtrave, atëherë dëshira ime do të jetë e plotësuar. Lutja e atij që është i juaji me gjithë përzemërsinë e krishterë është që Perëndia i hirit do ta përmbushë sa më mirë këtë dëshirë.

Libra të Krishterë
Në gjuhën angleze mund ta gjeni si: Call the Sabbath a Delight


Kur mendja e një të krishteri analizon mjedisin e tij social, ai përjeton një shqetësim të brendshëm dhe në disa raste ndien edhe dhimbje. Zemra na mbushet me pikëllim, kur mendojmë për klimën morale të kohës në të cilën jetojmë. Brezi ynë është i prishur, dredharak dhe i çoroditur. Aq e
madhe është ligësia në botën tonë saqë nuk mund ta rrokim dot me mend apo emocionalisht. Qoftë dhe një pjesë e vogël e ligësisë së kohës sonë na shokon kur e shohim nga afër. Prandaj, për të shqyrtuar sëmundjet e kohës sonë, ne duhet ta shikojmë kulturën tonë me lupën e Dhjetë Urdhërimeve, duke i kaluar një nga një. Edhe zgjidhjet ndaj veseve dhe mjerimit të shoqërisë sonë duhet të administrohen duke i zbatuar një nga një ligjet morale të Perëndisë.